Ky modul online është dizajnuar për të qenë i qartë, praktik dhe interaktiv për zyrtarët publik. Struktura ndahet në hyrje, 12 tema kryesore, teste të shkurtër pas çdo teme, një test final dhe një përmbyllje. Çdo temë përfshin: shpjegim tematik, video të shkurtër, rast hipotetik dhe pyetje vlerësuese. Pjesëmarrësit duhet të kalojnë testet e shkurtra për të vazhduar më tej dhe vetëm pas kalimit të testit final (≥80% saktësi) konsiderohet se trajnimi është kaluar me sukses dhe gjenerohet certifikata elektronike.
Përmbajtja e këtij moduli bazohet në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe aktet e tjera që rregullojnë parandalimin e konfliktit të interesit dhe etikën në ushtrimin e funksioneve publike. Me përjashtim të rasteve kur ka qenë e pamundur, gjuha e këtij moduli paraqet një gjuhë të thjeshtë dhe jo juridikisht të rënduar.